Shkëndija fiton 2:0 Skopjen

Dueli i prapambetur i xhiros së parë të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut ndërmjet Shkëndijës dhe Skopjes është mbyllur me fitore 2:0 të tetovarëve.

Kuqezinjtë dominuan takimin nga fillimi e deri në fund dhe çështja e fituesit nuk u diskutua në asnjë moment. Rezultati u hap në minutën e 6-të kur goditja e fortë e Vagner Gonçalves u devijua nga një mbrojtës i Skopjes për tu ndalur në rrjetën e Efremovit. Shkëndija dominoi edhe në vijim, por në vend të golit erdhën dy kartona të kuq për Skopjen. Hristovski në minutën e 33-të doli nga loja me të kuq pasi ndali një aksion premtues për gol të Shkëndijës, ndërsa në minutën e 37-të pas një starti të rrezikshëm me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Kirovski. Rezultati final i takimit u vendos në minutën e 62-të kur Sabit Bilalli shënoi nga afërsia për 2:0, kur shfrytëzoi harkimin e mirë të Dorievit.

Ndeshja u luajt në Strugë shkaku i pezullimit të fushës së Shkëndijës për dy ndeshje si pasojë e ndodhive në sezonin e shkuar në duelin me Shkulin. Pezullimi i tetovarëve tashmë ka skaduar, por mbetet të shihet ku do të vendosin të luajnë kuqezinjtë si vendas, për shkak se terreni i stadiumit të qytetit në Tetovë për momentin është jashta gjendjes për zhvillim të ndeshjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close