Shkëndija ka marrë tre pikë të rëndësishme në Shtip kundër Bregallnicës, duke fituar me rezultat minimal 0:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 28-të në elitën e futbollit vendor.

Golin e vetëm dhe të fitores për tetovarët e realizoi Cake në minutën e 65-të.
Me këtë fitore Shkëndija ngushton në tre pikë diferencën me Strugën lidere që është e lirë këtë fundjavë.
Ndeshjet tjera të xhiros së 28-të luhen nesër.

