Shkëndija e Tetovës të mërkurën luan ndeshje kontrolluese me Partizanin e Tiranës

Shkëndija e Tetovës vazhdon përgatitjet për aventurën europiane, teksa gjatë ditës së sotme dhe nesërme do të zhvillojë stërvitje intensive.

Ndërkaq, kuqezinjtë tetovarë të mërkurën do të zhvillojnë ndeshjen e radhës kontrolluese, teksa përballë do të kenë Partizanin e Tiranës.

Përballja kontrolluesë ndërmjet Shkëndijës së Tetovës dhe Partizanit të Tiranës do të zhvillohet të mërkurën në Pogradec me fillim në orën 17:00.

Kujtojmë që deri tash Shkëndija ka zhvilluar katër ndeshje kontrolluese.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close