Shkëndija e Haraçinës ka shkruar histori, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut, pasi eliminoi Rabotniçkin me rezultatin 3:1.

Në duelin e luajtur në stadiumin e Bashkimit të Kumanovës, Shkëndija e Haraçinës shënoi tre gola përmes Desniqit, Sharkoskit dhe Nazifit, teksa “romantikët” golin e vetëm e gjetën përmes Besir Demirit që realizoi një finalizim të bukur nga gjuajtja e lirë.
Ndërkohë nga kjo garë është eliminuar Vardari, të cilët përmes penalltive u mundën nga Ohridi. Këta të fundit për kundërshtar në gjysmëfinale do të presin Sileksin ose Detonitin, teksa Shkëndija e Haraçinës do të pret fituesin e duelit Shkëndija e Tetës – Struga./Sportmania/

