Edhe Steven Zhang feston kualifikimin e Interit në 1/8 e Champions League: “Trajneri dhe lojtarët po bëjnë mirë, puna e bërë në 4-6 vitet e fundit është bërë për të përmirësuar klubin dhe kjo duket. Kalimi në raundin tjetër është një lajm i mirë për të ardhmen tonë”. Presidenti zikaltër mbyll tërësisht thashethemet një shitje të klubit: “Nuk po flas me asnjë investitor dhe Inter nuk është në shitje. Në 3-4 vitet e fundit klubi është në qendër të spekulimeve të ndryshme por ne jemi të fokusuar te fitoret si për sa kohë që unë jam president”.

Zhang vazhdon duke analizuar punën e këtyre viteve: “E sotmja është një rezultat i rëndësishëm, askush nuk mund ta imagjinonte gjashtë vite më parë dhe tregon se zgjedhjet për klubin janë të duhurat, ne jemi një ekip fitues brenda dhe jashtë fushës. Ne punojmë vazhdimisht pa u kënaqur, ndonjëherë dhe suksesin ua dedikoj fansave, punonjësve dhe familjes sime”.
Zhang më pas foli edhe për kontratën e Skriniar, kontrata e të cilit skadon në qershor dhe kërkohet me ngulm nga PSG: “Skriniar është një lojtar i jashtëzakonshëm, ai e di se sa shumë kujdesem për të dhe kam besim se do të jemi në gjendje ta mbajmë atë”.

