Barcelona është në nevojë emergjente për 1 portier, pasi Ter Shtegen mbylli sezonin për arsye dëmtimi. Dhe klubi katalanas ka në “pole position” Sheznin, ish-portierin e Juventusit që zgjodhi të largohet nga futbolli i luajtur këtë verë.

Polaku megjithatë ka 2 kushte, të cilat po negociohen gjatë kësaj kohe. Pikë së pari, Shezni nuk pranon që të qëndrojë si zgjedhje e dytë.
Në anën tjetër kërkon që kontrata të firmoset me vlefshmëri vetëm për 1 vit. Barcelona po shikon pikërisht këto kërkesa, për të vendosur më pas.

