Sheikët e City Football Group ‘zgjasin duart’ dhe te Palermo

City Football Group (CFG) bëhet aksioneri i shumicës së aksioneve të klubit italian Palermo (Serie B), tre herë finalist i Kupës së Italisë (1974, 1979 dhe 2011). Pronari i Manchester Cityt, grupi nga Abu Dhabi vazhdon të investojë në futboll, duke u zhvilluar edhe në Itali.

Tani ai zotëron 80% të aksioneve të klubit sicilian, ndërsa pronari i mëparshëm, Dario Mirri, ruan 20% dhe mbetet president i klubit. “Qëllimi ynë, në vitet e ardhshme, është të ngjitemi në Serie A”,- tha në një deklaratë të hënën, shefi ekzekutiv i ‘City Football Group’, Ferran Soriano. Pas falimentimit në vitin 2019, klubi sicialian, i cili nisi nga thellësia e Serisë D (kategoria e 4-të), sapo është ngjitur në Serinë B.

CFG zgjeron praninë e tij në Europë. Pronari i klubit kryesor Manchester City në Premier League, grupi tashmë është aksionari kryesor i Troyes, Girona (Spanjë) dhe Lommel SK (Belgjikë). Jashtë Kontinentit të Vjetër, ai gjithashtu kontrollon, tërësisht ose pjesërisht, New York City FC (SHBA), Melbourne City (Australi), Yokohama F. Marinos (Japoni), Montevideo City Torque (Uruguaji), Sichuan Jiuniu (Kinë), Mumbai City (Indi) dhe Klubi Partner Bolivar në (Bolivi).

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close