Shala rikthehet në stërvitje, Webster drejt rikuperimit, kthehet edhe Fiton Ademi 

Mungesa për Shkëndijën para sfidës me Tikveshin, rikuperimi i dy lojtarëve nën vëzhgim.

Skuadra e Shkëndijës vazhdon përgatitjet për sfidën e radhës ndaj Tikveshit, por trajneri Jeton Beqiri duhet të menaxhojë situatën me disa mungesa të mundshme për shkak të lëndimeve.

Adenis Shala është rikthyer në stërvitje me grupin, pas lëndimit të pësuar gjatë pauzës së kampionatit në ndeshjen testuese ndaj moshave të klubit. Sulmuesi i krahut ende nuk është në gjendje të punojë me ngarkesë të plotë dhe ndiqet me kujdes nga stafi mjekësor për shkak të një problemi në muskulin e kofshës së pasme. Vendimi për praninë e tij në ndeshjen ndaj Tikveshit do të merret të shtunën, por gjasat që të jetë në fushë janë të vogla.

Një tjetër futbollist që po rikuperohet është Ronaldo Webster. Pas fitores ndaj Breras, ai ka shfaqur shqetësime fizike dhe ka punuar i ndarë nga grupi, mirëpo sinjalet janë pozitive dhe mbetet shpresë për stafin teknik që të jetë i gatshëm për përballjen e ardhshme.

Në anën tjetër, një lajm pozitiv është rikthimi i sulmuesit Fiton Ademi, i cili mungoi ndaj Breras për shkak të pezullimit me pesë kartona të verdhë. Ai tashmë është në dispozicion të trajnerit dhe pritet të jetë një opsion shtesë në repartin ofensiv të kuqezinjve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close