Sezoni i ri në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut do të ketë 12 ekipe që do të marrin pjesë. Kjo u vendos në mbledhjen e fundit të Këshillit Drejtues të FFM-së të mbajtur gjatë ditës së sotme.

Në situatë kur nuk do të ketë rënie nga elita, dy skuadrat e reja do të jenë Pelisteri dhe Bellasica, dy ekipe që janë të renditura në vendin e parë në Ligat e Dyta Lindje dhe Perendim.

