Rabotniçki ishte skuadra e radhës që mëngjesin e kësaj të premte testoi futbollistët dhe stafin e saj për Kovid 19 dhe më pas zhvilloi edhe seancën e parë stërvitore. Nën organizimin e sindikatës së futbollistëve dhe spitalit “Axhibadem Sistina”, romantikët kaluan testet për koronavirus.

Në mungesë të shefit të stafit teknik Ratko Dostaniq, stërvitjet për një kohë të shkurtë do të udhëhiqen nga ndihmës-trajneri, Bazhe Ilioski. Si gjithë klubet tjera edhe Rabotniçki fillimisht do të stërviten në grupe në përputhje me protokollin e FFM-së, duke respektuar masat dhe distancën sociale. Kujtojmë që pas vendimit të FFM për rinisjen e futbollit, pothuajse të gjitha klubet elitare këtë javë rinisën me seanca stërvitore.

