Shanset e Barcelonës për të fituar titullin e tretë më radhë janë thyer me Real Madrid që mposhti 2:1 Villarrealin në shtëpi të enjten mbrëma.

Skuadra e Setien duhej të fitonte përballë Osasunas në ‘Camp Nou’, për të shpresuar që rivalët e tyre të lëshonin pikë në anën tjetër, por ata pësuan humbjen e tyre të gjashtë.
“Shpresoj të jem trajner i Basrcelonës në Ligën e Kampionëve, por nuk e di”, ka deklaruar Setien, duke pranuar se e ardhmja e tij është e pasigurt, përcjell lajmi.net.
“Jam dakord me Messin në disa gjëra. Ne duhet të jemi vetë kritikë dhe nëse nuk e bëjmë këtë, do të na kushtojë në gjithçka që duam të bëjmë”./Lajmi.net/

