Karim Benzema shënoi dy golat në fitoren 2:1 të Real Madrid kundër Villarreal në ‘Estadiu Di Stefano’, për të siguruar titullin e 34-të për ‘Los Blancos’.

Real Madrid fitoi 10 ndeshjet pas rifillimit të La Ligas, ndërsa shënon titullin e parë pas rikthimit të Zidanes në krye të tyre.
“Ne e fituam ligën në fund sepse fituam më shumë pikë, aq e thjeshtë është kjo”, ka deklaruar Zidane.
“Sot është një nga ditët më të mira për mua në karrierën profesionale dhe pas gjithçkaje që ndodhi, pas pushimit tre mujor, është një e arritur fantastike”.

