Sërish probleme për FC Shkupin edhe për kthimin nga Irlanda në Maqedoni

FC Shkupi është duke u përballur me probleme edhe për kthimin në vend nga Irlanda. Përveç udhëtimit drejt Irlandës para ndeshjes, që u detyruan të zbresin 300 km larg Dublinit, tashmë edhe për tu rikthyer po përballen me të njejtin problem. Ekspedita bardheblu do të udhëtojë me autobus deri në Shannon dhe më pas prej atyre me linjë çarter të kthehet në Shkup. Arsyeja mbetet e paqartë deri më tani.

Për të njejtën reagoi edhe Shkupi me një letër zyrtare ditën e djeshme. Me këtë orar të udhëtimit, Shkupi humb një ditë për përgatitjet, pasi siç dihet, ekspedita e skuadrës nga Çairi pritet të aterojë në kryeyqtet rreth orës 23:00. Ndërkohë ndeshja e kthimit me Shamrokun është e programuar të martën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close