Barcelona ka njoftuar zyrtarisht se ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me mesfushorin, Sergi Roberto.

Roberto ishte në ditët e fundit të kontratës së tij me klubin, por do të mbetet në “Camp Nou” së paku edhe për një vit.
Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra spanjolle përmes një komunikate të lëshuar në faqen e tyre zyrtare.
“FC Barcelona dhe lojtari Sergi Roberto kanë arritur marrëveshje për të zgjatur kontratën e tij deri më 30 qershor 2023”.
“Klauzola e blerjes së lojtarit do të jetë 400 milionë euro”, thuhet në njoftimin e klubit.
Në 316 paraqitje zyrtare, spanjolli ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 37 asistime.
Që nga viti 2018 ai ka qenë njëti nga katër kapitenët e ekipit të parë pas largimit të Javier Macheranos.

