Sedlloski: Kam kujtime të mira me Dinamon, por tani me Shkupi kërkojmë rezultat pozitiv 

Shkupi dhe Dinamo Zagrebi do të përballen nesër ndërmjet veti në duelin e vlefshëm për xhiron e dytë të eliminatoreve për Ligën e Kampionëve. Ekipi i vetëm shqiptar në garat e këtij kompeticioni do të kërkojë rezultat pozitiv në ndeshjen e nesërme përballë gjigandëve kroat. 

“Sigurisht që me skuadrën e Dinamos kam shumë kujtime si ish futbollist i kësaj skuadre, por tani jam në anën e Shkupit dhe them se nuk do të dorëzohemi aq lehtë. Sa kam arritur ti përcjell ata luajnë futboll të hapur andaj duhet të kemi kujdes, do të japim më të mirën nga ana jonë gjatë gjithë ndeshjes për të arritur një rezultat pozitiv”, deklaroi Goce Sedlloski në konferencën zyrtare para ndeshjes. 

Ndeshja Dinamo Zagreb – Shkupi luhet nesër në stadiumin “Maksimir”, duke nisur nga ora 21:00. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close