Bukayo Saka ka dërguar një mesazh të fuqishëm për rivalët e Arsenalit në Ligën Premier pas fitores 2-0 ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve.
I pyetur nëse ky është viti që Topçinjtë të fitojnë më në fund kampionatin, Saka tha për CBS Sports: “Nuk dua të bëj shumë presion mbi ne”.
“Por unë mendoj se ky është viti. Ne kemi qenë afër dy vitet e fundit, ne po afrohemi më shumë. Shpresoj që ky të jetë viti”.
Arsenali ka qenë shumë afër arritjes së titullit të Ligës Premier në sezonet e fundit, duke përfunduar vetëm dy pikë pas Man City në sezonin e kaluar.
Topçinjtë e kanë filluar sezonin 2024/25 me të vërtetë fuqishëm, duke qenë të pamposhtur në të gjitha garat dhe duke fituar pesë nga tetë ndeshjet e tyre deri më tani.
Ata janë aktualisht në vendin e tretë në tabelën e Ligës Premier, të përbashkët në pikë me Man City dhe vetëm një pikë prapa liderit Liverpool.
Saka ka qenë në formë të nxehtë për të nisur sezonin, pasi ka shënuar dy gola dhe ka dhënë pesë asistime në tetë ndeshje deri më tani.