Sahiti: Nuk mund të harrojë Hajdukun aq lehtë, por edhe trajnerin Xhenaro Gatuso

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti u largua nga Hajduk Spliti gjatë afatit kalimtar të verës, duke nënshkruar me klubin e Hamburger SV në Bundesliga 2.

Për mediat kroate, Sahiti ka treguar se me trajnerin Xhenaro Gatuso kishte marrëdhënie të mira dhe se asnjëherë nuk kishte parë stërvitje sikurse bëri legjenda e Milanit. Sahiti po ashtu tregoi se u emocionua aq shumë kur u largua saqë filloi të qante.

“Kur pashë videon e lamtumirës, qava si fëmijë për tri ditë. Për gjashtë vjet kalova momente të mira dhe të këqia, humbje dhe fitore. Kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me shokët e skuadrës. Ndihesha si në shtëpinë time. Nuk do ta harrojë kurrë klubin, e as shokët,” tha në fillim Emir Sahiti.

Ai tha disa fjalë edhe për trajnerin e mirënjohur Italian.

“Kam pasur shumë trajnerë, por përgatitjet që i bëra me Gatuson ishin tejet të vështira. E dija që ne duhej të përgatiteshim 200 për qind. Gjithçka ishte në maksimum. Mësova shumë me të, ai më tha se mund të dribloja çdo ditë”, u shpreh Sahiti.

25-vjeçari gjatë këtij muaji luajti edhe me fanellën e Kosovës dhe madje arriti të shënonte gol në fitoren 3:0 ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close