Ruben Amorim vendos rekord të ri, por negativ te “Djajtë e Kuq”

Ruben Amorim ka thyer një tjetër rekord të padëshiruar te Man. Junajtedi, pas vetëm dhjetë ndeshjesh si trajner i klubit të Premier Ligës.

Pasi fillimisht u shfaq për të rikthyer në rrugën e duhur sezonin e tmerrshëm të Junajtedi, Ruben Amorim ka pasur vështirësi në ndeshjet e fundit, duke humbur tre ndeshjet e fundit radhazi. Humbja e fundit erdhi në ‘Boxing Day’ pasi një skuadër jashtë formës si Vulverhemptoni rriti shanset e tyre për mbijetesë në Premier Ligë me një fitore 2-0 ndaj “Djajve të Kuq” në ‘Molineux Stadium’.

Dhe me Junajtedin duke marrë edhe një humbje tjetër, menaxheri i ri Amorim ka vendosur zyrtarisht një rekord të ri në klub dhe ai nuk do të jetë i lumtur për këtë. Pas humbjes 2-0 ndaj Volvsave, Amorim theu rekordin e Junajtedit për numrin më të vogël të ndeshjeve në Premier Ligën që nevojiteshin për të arritur humbjen e tij të katërt.

Në vetëm shtatë ndeshje të Premeir Ligës në Junajted, trajneri portugez ka fituar vetëm dy, ndërsa ka edhe një barazim dhe katër të tjerat i ka humbur. Para humbjes ndaj Volvsit, rekordi mbahej nga trajneri i mëparshëm Erik ten Hag, i cili arriti katër humbje në Premier Ligën si trajner i Junajtedit pasi ishte në krye për 13 ndeshje.

Amorim është bërë gjithashtu trajneri i parë i Junajtedit që humbi pesë nga 10 ndeshjet e tij të para në krye të ekipit në të gjitha garat që nga Valter Krikmer në janar 1932.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close