Sot, Qeveria e Britanisë së Madhe ka njoftuar për disa masa të reja lidhur me aktivitetet sportive.

Garat sportive mund të zhvillohen nga muaji qershor, gjithnjë duke pasur parasysh se kjo bëhet pa praninë e tifozëve.
Kështu, pista e Silverstone tashmë ka shpresat në maksimum për të qenë organizatore e një gare, transmeton lajmi.net.
Garat në Britani të Madhe, pa tifozë, mund të zhvillohen duke filluar nga e hëna e 1 qershorit.
Kujtojmë që sezoni 2020 në Formula 1 nuk ka filluar akoma, duke vazhduar me shtyrje që nga gara e parë që planifikohej të mbahej në Melbourne të Australisë. /Lajmi.net/

