Austria jep dritën e gjelbër për nisjen e sezonit në Formula 1 – pista e Spielberg në dispozicion për korrikun

Austria pritet t’i jap fillimin sezonit të shumë vonuar të Formula 1, me garat që do të zhvillohen në pistën e Spielberg.

Qeveria ka aprovuar mundësinë për të organizuar garat në korrik, në dy vikende radhazi, më 5 dhe 12 korrik, transmeton lajmi.net.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Austria zhvillon garat e para, kurse sezoni vazhdon në Budapest të Hungarisë, më 19 korrik.

Në mes tjerash është edhe pista e Silverstone, e cila është pajtuar të zhvillojë 2 gara gjatë gushtit. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close