Bajern Munihu do të përballet me Bajer Leverkuzenin në Bundesligë, me 28 shtator në orën 18.30 dhe sipas mediave gjermane, stadiumi “Allianz Arena” me 75,000 vende, do të jetë I plotësuar deri në fund

Megjithatë, kampionët rekord gjermanë mund të kishin shitur një numër shumë më të madh biletash. “Kicker” raporton se Bajerni mbylli sajtin e vet të biletave për ndeshjen e madhe kundër Leverkusenit më 25 korrik, dy muaj përpara se ndeshja të zhvillohet realisht.
Në këtë pikë thuhet se tashmë janë bërë 351 mijë kërkesa për bileta. Me këtë ecuri “Allianz Arena” mund të ishte mbushur më shumë se katër herë dhe ndoshta edhe më shumë se aq nëse Bajerni nuk do ta kishte mbyllur sajtin e tyre të biletave për takimin kaq herët.

