Cristiano Ronaldo me respekt shmangu të shkelte simbolin e Manchester Cityt teksa hynte në Etihad. Një video tregon 37-vjeçarin duke hyrë në stadium dhe duke anashkaluar logon e Man City-t. Qasja e tij është shumë larg nga ish-mesfushori i Man United, Ander Herrera, i cili dukej se kishte pështyrë mbi stemën e Man City-t ndërsa doli nga fusha gjatë një ndeshjeje në Premier League në vitin 2018.

Vendimi për të mos luajtur kundër Man City e zemëroi Roy Keane, ish-mesfushori pretendoi se holandezi po tregon ‘mosrespekt’ ndaj pesë herë fituesit të Topit të Artë.
“Unë mendoj se Man United po tregon mungesë respekti ndaj Ronaldos. Mirë, ju jeni trajneri, keni nevojë për opsione, por nuk e mbani Ronaldon për t’u ulur në pankinë. Ai është një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.” Përfundoi Keane.

