Kristiano Ronaldo është sërish në qendër të vëmendjes me disa deklarata interesante këto ditë dhe vëmendje të veçantë ka shkaktuar ajo në të cilën thotë se askush nuk mund ta arrijë performancën e tij në gola.

Në një bisedë për mediat, portugezi ka folur për mundësinë e arritjes së shifrës prej 1000 golave në karrierën e tij, por thotë se nuk dekurajohet pasi e di që ecuria e deritanishme është vetëm një ëndërr për të tjerët.
“E di që për momentin kam shënuar 908 gola në karrierën time. Numri prej 1000 goditjesh mund të duket i afërt, por nuk është aq e thjeshtë. Edhe nëse nuk ia dal, e di që kam lënë pas një arritje që nuk do të arrihet. Ka shumë sulmues të mëdhenj në botë, por ata shënojnë 20-30 gola në vit. Këto shifra do të kërkojnë pak më shumë djersë dhe përpjekje në jetë. Kam kaluar nëpër ferr si fëmijë dhe kam punuar shumë për të arritur nivelin tim. Mendoj se motivimi im i fundit në karrierën time është të arrij këtë shifër fantastike, kështu që do të shohim nëse do ia dalim”, tha ylli i Al-Nasr.
Ronaldo këtë sezon ka shënuar tetë gola dhe dy asistime dhe skuadra e tij aktualisht është e treta në tabelë, me gjashtë pikë më pak se lideri Al-Hilal.

