Fituesi i “Topit të Artë”, Rodri ka dhënë një intervistë për “AS” ku ka folur për gjendjen e tij shëndetësore teksa ende po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë i ligamentit të kryqëzuar në gjurin e tij të djathtë.

“Në planin psikologjik jam shumë më mirë nga sa e kam menduar. Kështu e kam imagjinuar përsa i përket dhimbjes. Muaji i parë është shumë i komplikuar, por mendërisht është menaxhuar më mirë nga sa kam menduar. Po i referohem ankthit të rikthimit për të luajtur, unë jam shumë mirë, mendoj se ishte mirë që trupi im të ndalej, jo për shkak të dëmtimit, por për arsye të tjera,” tha në fillim mesfushori spanjoll.

A do të kthehesh për të luajtur këtë sezon?
“Po, po. Edhe unë e njoh veten, jam një person që shërohem mirë, me një mentalitet pozitiv. Ata thanë që mendja është shumë e rëndësishme në rikuperim. Unë them se gjithçka po shkon shumë mirë. Sigurisht që dua të luaj sërish këtë sezon”.
A do tju shohim të luani në Ligën e Kombeve këtë vit? Apo me Sitin në Kupën e Botës për Klube?
“Po, mendoj se po. Nuk dua të konfirmoj asgjë, por ideja ime është të përpiqem të kthehem pak para kësaj. Është në kokën time. Janë dy turnetë e mëdhenj që kam në mendje për këtë vit.”

