Roberto Mançini rikthehet në futbollin italian, kandidat për stolin e skuadrës nga kryeqendra

Pasi u quajt tradhtar kur la kombëtaren italiane për milionat e sheikëve në drejtimin e kombëtares së Arabisë Saudite, Roberto Mançini është gati të rikthehet në Serie A.

Mediat italiane shkruajnë se Mançini është kandidat kryesor për të marrë drejtimin e Romës, e cila po zhgënjen në javët e fundit nën drejtimin e Ivan Juriçit.

Edhe pse tekniku vlerësohet shumë nga drejtuesit, duke qenë se ka dalë edhe kampion i Europës me Italinë, në këtë rast ka kundër tifozët e Romës, duke qenë se në të kaluarën ai ka qenë lojtar dhe trajner i rivalëve historik të Lazio-s.

Mançini u shkarkua nga drejtimi i Arabisë Saudite për rezultate të dobëta vetëm pak ditë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close