Muaj pas suspendimit të futbollit, Bundesliga sot është kthyer me ndeshjet e para, ku vëmendjen më të madhe e kishte derbi mes Dortmund dhe Schalke.

‘Verdhezinjt’ shkatërruan Schalken duke e mposhtur me rezultatin 4:0. Por, kjo nuk ishte humbja e vetme e mysafirëve.
Qendërmbrojtësi i Schalke, Jean Clair Todibo, pësoi një lëndim gjatë kësaj ndeshje, transmeton lajmi.net.
Lojtari u dëmtua në minutën e 37’ por vazhdoi të lojën deri në fundin e pjesës së parë. Ai nuk vazhdoi fare pjesën e dytë.
Dëmtimi i francezit shqetëson edhe Barcelonën, pasi kartoni i lojtarit i takon katalanëve. Todibo është i huazuar te Schalke. /Lajmi.net/

