Evenimenti i Singapore GP është nën rrezik, bazuar në kalendarin aktual të Formula 1, kështu që negociatat me menaxhmentin e F1 po vazhdojnë, transmeton lajmi.net.

Siç raportohej këtë javë, F1 po punon me një kalendar në të cilin mungon gara e Singaporit, me garën e Azerbajxhanit që është vendosur në datën e 20 shtatorit.
Megjithatë, akoma nuk ka pasur ndonjë komunikatë zyrtare rreth aunlimit ose jo të kësaj gare, nga F1.
Teorikisht, gara mund të vihet përsëri në kalendar, por gjithçka varet nga garat e tjera.
Sidoqoftë, një datë e re për Singapore GP nuk ka të ngjarë, dhe besohet se Singapori nuk do të ketë garë këtë vit.
Mbetet të shihet nëse negociatat mes organizatorëve të Singapore GP dhe menaxhmentit të F1 mund të ndryshojnë diçka. /Lajmi.net/

