Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja është rikthyer në stërvitje me Evertonin. Pas një mungese tejet të gjatë, Broja tashmë është rikthyer në fushën e blertë, por do të jetë pjesë e grupmoshave të reja U21 derisa të jetë mirë në aspektin kondicional dhe fizik.

Në nëntor, Broja pritet t’i bashkohet skuadrës së parë dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet e Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe Republikës së Çekisë në Ligën e Kombëve.
Broja mungon që një kohë të gjatë për shkak të një lëndimi dhe ende s’ka debutuar te skuadra e tij e re Everton. Kujtojmë që sulmuesi shqiptar është në pronësi të Çellseit, por Enzo Mareska e çoi në huazim për një vjet në “Godison Park”./Indeksonline/

