Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit me kohën tonë, u regjistruan disa rezultate interesante.

Brooklyn Nets triumfuan ndaj Milwaukee Bucks me rezultat 119:116, në ndeshjen ku Luwawu-Cabarrot shkëlqeu me 26 pikë.
Phoenix Suns gjithashtu befasuan Clippersat, duke i mposhtur 117:115, falë një përformance brilante të Devin Booker që realizoi koshin e fitores plus 33 pikë të tjera, duke kapur totalin e 35-ve.
Portland Trail Blazers mbajtën gjallë shpresat për një vend në play-off, pasi fituan ndaj Houston Rockets 110:102.
Rezultatet:Milwaukee – Brooklyn 116:119Sacramento – Dallas 110:114LA Clipers – Phoenix 115:117Indiana – Orlando 120:109Miami – Boston 112:106Portland -Houston 110:102

