Rej Manaj rikthehet në stërvitje, por nuk do të luajë të dielën

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Rej Manaj është rikthyer në stërvitje te Sivasspori. Por, duket se Manaj do ta humbasë edhe ndeshjen e radhës në Superligën e Turqisë, ku skuadra e tij luan ndaj Hatajsporit të dielën nga ora 12:30.

Trajneri i Sivas, Bulent Ujgun gjatë një interviste tha se Manaj ende nuk është rikthyer 100 për qind dhe me shumë gjasa do të mungojë në ndeshjen e ardhshme.

“Deri tani, Rej Manaj është duke performuar me 65 për qind në stërvitje. Edhe pse këto mungesa janë hendikem i madh për ne, ne duhet të synojmë fitoren në këtë ndeshje”, u shpreh trajneri Ujgun.

27-vjeçari gjatë këtij sezoni në Superligën e Turqisë ka zhvilluar pesë ndeshje dhe ka shënuar vetëm një gol./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close