Reali Mbreti i Europës! Vinicius i dhuron Champions-in e 14-të

Ka përfunduar ndeshja finale e Champions League ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit.

“Los Blancos” tashmë janë fituesit e këtij kompeticioni për herë të 14 në histori.

Këtë herë, viktima e “mbretërve” ishte Liverpooli që nuk arriti ta rivalizojë skuadrën e Carlo Ancelottit në “shtëpinë” e tyre – në Champions League, transmeton lajmi.net.

Gjithçka në këtë ndeshje e vendosi goli i Vinicius Junior në minutën e 58’, për t’ia dhënë një “dush të ftohtë” Liverpoolit që në ato momente po sulmonte më shumë.

Vështrimi i vëngër i Klopp thoshte shumë, por më shumë tha rezultati përfundimtar: tha se Reali është i paprekshëm në këtë garë, ndërsa vetë trofeu i Champions League është e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close