Reali i shqetësuar, ylli i skuadrës mund të përfundojë në Arabinë Saudite

Gazetari Feliks Diaz ka raportuar se ka tension në dhomën e zhveshjes me disa lojtarë që janë të befasuar nga paraqitjet e fundit të brazilianit. 

Ai pati vështirësi gjatë El Clasicos ndaj Barcelonës, duke shfaqur një mungesë përpjekje që ishte e papritur.  Diaz po ashtu zbuloi se dera është e hapur për një kalim të tij të mundshëm në Arabinë Saudite.  Klubet arabe raportohet se po përgatitin ofertat e tyre në drejtim të Vinicius dhe ka një interesim në rritje për të siguruar shërbimet e tij në të ardhmen. 

Ai nënvizoi se një drejtor i Superligës së Arabisë ka konfirmuar se procesi i transferimit të Vinicius nuk është vetëm një ëndërr, por diçka që do të ndodhë me kohë. 

Qëllimet e Vinicius tashmë janë vënë në pikëpyetje pasi situata e tij e kontratës me Real Madridin mbetet e pasigurt. Përkundër këtyre diskutimeve, Vinicius nuk e ka refuzuar idenë për t’u transferuar në Lindjen e Mesme plotësisht. 

“Do ta fitojë Topin e Artë dhe verën e ardhshme do të bisedojmë”, besohet të kenë qenë fjalët e Vinicius në drejtim të klubeve arabe sipas gazetarit Edu Aguirre. 

Kjo lë të nënkuptohet se ylli i Real Madridit nuk e ka përjashtuar largimin nga Spanja, ani pse mbetet tërësisht i fokusuar tek ata për momentin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close