Reagojnë “Dardanët”: Keni shkelur mbi gjakun dhe plagët e freskëta të shqiptarëve

Federata Shqiptare e Futbollit së bashku me Federatën e Futbollit të Serbisë, ka fituar organizmin e Kampionatit Evropian 2027 për grupmoshat U21. Mirëpo pas tifo grupit të Shqipërisë ‘Tifozat Kuq e Zi’, ka ardhur edhe reagimi nga tifo grupi i Kosovës, ‘Dardanët’. Në një reagim të gjatë aty thuhet se dikush ka ka shkelur me dy këmbë mbi emocionet, gjakun dhe plagët e freskëta të shqiptarëve.

Postimi i plotë nga Dardanët (Pa ndërhyrje):

“Dikush ka vendosur që ta normalizoje bashkëpunimin me të ashtuquajturët serbë dhe të ashtuquajturën Serbi si kurrgjë hiç, duke shkelur me dy këmbë mbi emocionet, gjakun dhe plagët e freskëta të shqiptarëve të kësaj treve dardane. Pak dite pasi kujtuam si popull rënien në detyrë të heroit Afrim Bunjaku dhe hyrjen terroriste, barbare e kriminale të çetnikëve të furnizuar me municion armesh nga vendi fqinj hegjemonist, na vjen lajmi zyrtar se nga Tirana paskan vendosur të bashkëpunojnë me Serbinë për bashkorganizim të “Euro 2027” për grupmoshën U-21. Bashkepunojnë me federatën e atyre që nuk e shqipton asnjë dënim kur çdo javë klubet serbe shfaqin banderola shoviniste me flamurin e Kosovës të mbuluar me ngjyra të Serbisë apo kur tifozet e klubeve të Beogradit bëhen nxitës e motivues për rikthim të ushtrisë serbe në Kosovë, gjë që më pas u përpoq të ndodhë me një grup terrorist derisa mori përgjigjen e burrave dhe grave heroike të Republikës, të cilët u treguan se pragun e shtëpisë e mbrojmë në çdo pëllëmbë të tij. Shqiptarët e Kosovës nuk kanë nevojë për poshtërim moral dhe emocional, por ndihmë dhe përkrahje. Ngjarja edhe do të organizohet, por turpi do të jetojë përjetë dhe nuk do të falet. Kosova nuk do ta falë. Jo në emrin tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close