Quartararo në ‘pole-position’, penalizohet Vinales

Kualifikueset e Grand Prix Andaluzia kanë qenë spektakolare, me Fabio Quartararo që doli piloti më i shpejtë, shkruan lajmi.net.

Piloti i Yamaha do të niset nga pozita e parë në garën e nesërme, kurse pas tij do të jetë anëtari tjetër i Yamaha, Maverick Vinales.

Vinales u penalizua në këtë garë pasi kishte tejkaluar limitet e pistës, duke dalë nga pista dhe duke humbur kështu sekonda me penallti.

Gara nuk shkoi mirë sot për pilotët e Honda, Alex dhe Marc Marquez, me të parin që u aksidentuar, kurse Marc nuk ishte i gatshëm t’i mbyllte kualifikueset pas dëmtimit të javës së kaluar.

Mbetet të shihet se si do të jenë rezultatet nesër në garën kryesore. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close