Alex Marquez, piloti i Honda, ka pësuar një aksident në kualifikueset e para të Grand Prix të Andaluzisë.

Spanjolli nuk bëri mirë kalkulimet në kthesën e pestë të pistës së Andaluzisë, duke e parë veten të aksidentuar, transmeton lajmi.net.
Fat të mirë nuk pati as vëllai i tij, kampioni Marc Marquez, i cili me dëmtimin e pësuar javën e kaluar nuk mundi t’i mbyllte garat.
Aksidenti i Alex Marquez i pësuar sot nuk ishte i rëndë, pasi piloti është ngritur menjëherë në këmbët e tij. /Lajmi.net/

