Struga Trim Lum të mërkurën në Ohër do të zhvillojë ndeshjen e parë të turit të dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës kundër skuadrës së Pyunik. Ka qenë trajneri Qatip Osmani që ka folur në Konferencëën për Shtyp para gazetarëve në prag të këtij takimi, i cili do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Ohër.

“Një skuadër faktikisht shumë e disciplinuar, shumë luftarake. Dy ndeshjet e fundit që i ka zhvilluar kundër Dinamo Minsk, mundohet të luaj mirë në mbrojtje, duke aplikuar edhe një lojë me kundërsulme të shpejta. Bëhet fjalë për një skuadër shumë kualitative, por megjithatë mendoj se ne kemi kualitet për ta kaluar ekipin e Pjunik.” – tha fillimisht trajneri Qatip Osmani.
“Ekipi është i kompletuar, në pikëpyetje është vetëm një lojtar, i cili për shkak përgatitjes fizike nuk dihet nëse do mund të luaj që nga fillimi, por megjithatë si skuadër them se jemi të gatshëm për ndeshjen e nesërme.” – deklaroi Osmani.
“Është ndeshja e parë dhe sigurisht që prioritet kemi fitoren, edhe atë sa më bindëse, mirëpo gjithsesi se duhet të jemi të kujdesshëm se janë dy ndeshje dhe sigurisht që bëhet fjalë për një skuadër që ndryshe luan në ndeshjet si vendas dhe ndryshe si mysafir, ashtu që edhe në këtë aspekt duhet të jemi të kujdesshëm edhe ne si nikoqir.” – përfundoi Osmani.

