Qatip Osmani do të prezantohet nga drejtuesit e ri 

Shkëndija sot ka prezantuar drejtuesit e ri të skuadrës kuqezi, në krye me Zamir Dikën. Skuadra tetovare po fillon një epokë të re, ndërsa emri i Qatip Osmani përflitet për stolin e trajnerit. 

Ditën e djeshme, Shkëndija ndërpreu bashkëpunimin me Artim Shaqirin, përderisa zëvendësuesi i tij pritet të jetë Qato. Ky i fundit për momentin është pa angazhim dhe do të rikthehet sërish te Shkëndija, aty ku ka bërë sukseset më të mëdha. 

Qatip Osmani do të prezantohet nga drejtori sportiv, Harun Isa ditëve në vijim. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close