Skuadra që së fundi u promovua në Championship synonte transferimin e Cavanit, për ta pasur në skuadër për sezonin e ri.

Sidoqoftë, raportohet se Cavani ka pranuar propozimin e skuadrës nga Lisbona, dhe zyrtarizimi i transferimi mund të bëhet ditën e mërkurë.
33 vjeçari do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me Benfican, dhe vetëm disa detaje të vogla kanë mbetur për t’u diskutuar.
Është vëllai i Cavanit, i cili njëherit është edhe agjenti i tij, që ka udhëhequr negociatat.
Cavani është përfolur shumë edhe për një rikthim në Serie A, diçka që nuk do të ndodh./Lajmi.net/

