Barca dhe PSG shkaktojnë “tërmet” në tregun e transferimeve

Grizemann supozohej të ishte një transferim me ndikim te Barcelona, por ai nuk arriti të bënte mirë në sezonin e parë, dhe tifozët janë të padurueshëm me të.

Mediet në Spanjë raportojnë se Griezmann mund të largohet nga Barcelona pas vetëm një sezoni, dhe Sport.es raporton se francezi nuk është i kënaqur me këtë situatë.

Interesim për Griezmann ka shfaqur PSG, të cilët kanë synuar transferimin e tij edhe në të kaluar.

E gjitha kjo, mund të bëjë që Barcelona dhe PSG të realizojnë shkëmbime të futbollistëve, me Neymar që do të rikthehej te Barcelona, diçka të cilën është duke e kërkuar./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close