Publikohet kalendari, Maqedonia e nis me Maltën dhe e mbyll me Anglinë

Në muajin mars, përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll do të nisë ciklin e ri kualifikues për Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet në Gjermani në vitin 2024. Rruga drejt tij është jashtëzakonisht e vështirë, pasi përfaqësuesja e vendit u shortua në grupin C me Italinë, Anglinë, Ukrainën dhe Maltën.

Tashmë është publikuar orari i plotë i ndeshjeve për dhjetë xhirot eliminatore. Ndeshja e parë është caktuar për 23 mars, me Maqedoninë që pret Maltën në Shkup. Pastaj të përzgjedhurit e Milevskit do të kenë një ndeshje në transfertë me Anglinë dhe një tjetër në shtëpi me Italinë. 

Në xhiron e gjashtë dhe të shtatë Maqedonia luan me Maltën dhe Ukrainën. Dy xhirot e fundit do të jenë më të vështirat pasi pas tre ditësh që do të luajnë me italianët, do të përballen edhe me Anglinë. 

Kujtojmë se Maqedonia mori pjesë në Kampionatin e fundit Evropian. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close