PSG prezanton Lucas Hernandezin!

Paris Sen Zhermeni ka zyrtarizuar ditën e sotme blerjen e Lukas Hernandezit nga Bayerni i Mynihut. Marrëveshja ishte arritur prej ditësh, me mbrojtësin francez që insistoi për t’u larguar nga Gjermania me destinacion kryeqytetin francez. Mbrojtësi i përfaqësueses franceze, i cili luan në qendër dhe në krahun e majtë të prapavijës, ka firmosur kontratë 5-vjeçare me PSZH-në. Drejtuesit parizienë kanë paguar 50 milionë euro në arkat e kampionëve të Gjermanisë për kartonin e 27-vjeçarit, të cilin Bayerni e bleu për 80 milionë euro tek Atletiko Madrid katër vite më parë. Kujtojmë se gjatë aventurës në Bundesligë, Lukas Hernandez fitoi 10 trofe, në mesin e tyre edhe Ligën e Kampionëve në vitin 2020. Hernandez është përforcimi i pestë për skuadrën e Luis Enrikes në këtë merkato, pas Asensios, Shkriniarit, Ugartes dhe Li.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close