Davide Fratesi ishte në qendër të vëmendjes në Itali kohën e fundit, përderisa mbylli transferimin te Interi. Për të u interesuan shumë skuadra nga Seria A, por ai përfundoi në kampin e “nerazurëve”.

Me këtë çështje ka folur edhe gazetari italian Carlo Alvino, i cili në mënyrë interesante ka krahasuar Fratesin me reprezentuesin e vendit tonë, Elif Elmasin. Sipas tij, Elmas është një futbollist me teknik shumë më të lartë në raport me emrin e ri të Interit, ndaj nuk e ka të qartë pse është ngritur një famë kaq e madhe ndaj tij.
“Fratesi prezantohet si kampion, por realiteti është që dhjetë lojtarë si ai bëjnë një Elmas”. Problemi është se ai nuk merr atë lloj vëmendjeje sepse luan për Napolin. Logjika ime është e qartë, të dy janë të rinj, por Elmas është më me përvojë. Ai ka bërë shumë paraqitje për Napolin, ndërsa me kombëtaren ka luajtur edhe në Kampionatin Evropian. Sipas meje, lojtari nga Maqedonia ka avantazh ndaj Fratesit. Në shumë faza Elmas luajti shkëlqyeshëm për Napolin. Nuk arrij ta kuptoj pse eshte “askush” dhe Fratesin e kane ngritur ne qiell? Sipas çfarë parametrash mund të thuhet se Fratesi është më i mirë se Elmas?”, thotë gazetari italian.

