Probleme për Çavin, lëndohet Pedri

Futbollisti i përfaqësues së Spanjës, Pedri është lënduar mbrëmë gjatë ndeshjes në Liga Europa ndërmjet Barcelonës dhe Mançester Junajtedit e luajtur në “Kamp Nou” dhe që përfundoi me barazim 2:2. Mesfushori pësoi një dëmtim të muskujve dhe u detyra të largohej nga loja në minutën e 41-të. Barcelona përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar lëndimin e spanjollit, i cili pritet të mungoj rreth një muaji. Kjo i bie se lojtari nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit në “Old Traford”, përderisa Pedri pritet të kthehet në ndeshjen e El Klasikos kundër Real Madridit me 19 mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close