Në një postim në Facebook, Prishtina e ka falënderuar publikisht skuadrën e Lincolnit.

“Duhet sqaruar opinioni se dje është përvjedhur një keqinterpretim me rastin e ricaktimit të ndeshjes. Për asnjë moment skuadra vendase e Lincoln nuk ka hezituar që të na ndihmojë me çdo kërkesë që kemi pasur, për çka ne jemi shumë falënderues ndaj zyrtarëve të kësaj skuadre, si në organizimin e ndeshjes së parë, po ashtu edhe në përpjekjen për organizimin e ndeshjes së dytë”.
“Skuadra nikoqire e Lincoln pa hezituar fare e ka pranuar kërkesën tonë që ndeshja të zhvillohet të shtunën. FC Prishtina i është pafundësisht mirënjohëse zyrtarëve të skuadrës së Lincoln. Thanks guys”, thuhet në reagimin e Prishtinës. /Lajmi.net/

