Alioski me Lidsin e nisin sezonin në Premierligë ndaj kampionëve në fuqi

Premiergliga e Anglisë ka publikuar kalendarin për sezonin e ri, ndërsa reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski debutimin në ligën më të fortë të Anglisë me Lids Junajtedin e tij do ta ketë kundër Liverpullit në xhiron e parë. Skuadra e Jurgen Klopit do të ballafaqohet me ekipin e Marselo Bielsas në ballafaqimin e parë pas rikthimit të Lidsit në Premierligë pas 16 viteve. Mançester Junajtedi në fillim të sezonit do të ketë ndeshje të vështira, me çka do të përballet me Totenhemin, Arsenalin e Çelsin. Gjithashtu edhe Arsenali i Shkodran Mustafit do ta ketë të vështirë në fillim të sezonit të ri që përballet me Liverpullin, Mançester Sitin dhe Junajtedin. Sezoni i ri në Premierliga nis me 12 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close