Seanca gjyqësore për Mançester Sitin dhe që përfshin 115 akuza dhe e cila filloi në shtator 2023, përfundoi më 6 dhjetor, pasi u dëgjuan argumentet përfundimtare. Akuzat, të parashtruara nga Premier Liga në shkurt 2023, qëndrojnë në pretendimet se Man. Siti ka shkelur rregullat financiare gjatë një periudhe nëntëvjeçare, nga viti 2009 deri në 2018.

Klubi ka qenë i qëndrueshëm në mohimin e çdo faji, duke deklaruar se nuk ka shkelur ndonjë rregull.
Nga ana tjetër, Premier Liga pretendon se ka mbledhur prova shtesë, duke përfshirë email-e të klubit, që u zbuluan nga gazeta gjermane “Der Spiegel”, të cilat u përdorën më parë në rastin e UEFA-s kundër klubit.
Vlen të përmendet se Man. Siti më parë ishte gjykuar fajtor nga UEFA, por vendimi u anulua pas një ankese të paraqitur nga klubi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), e cila hoqi dënimet e vendosura. Sipas një raporti të “The Athletic”, një panel i pavarur i përbërë nga tre persona po rishqyrton rastin dhe po merr një vendim përfundimtar.
Ndërsa nuk është konfirmuar ende një datë e saktë për njoftimin e vendimit, rezultati po pritet me padurim, pasi mund të ndikojë jo vetëm në të ardhmen e Man. Sitit, por edhe në integritetin e Premier Ligës. Bota e futbollit mbetet në pritje, pasi vendimi i panelit mund të vendosë jo vetëm të ardhmen e Man. Sitit, por edhe të ndikojë në mënyrën si zbatohen rregullat financiare në futbollin anglez

