Pothuajse punë e kryer: Tonali po transferohet tek Inter

Edhe Gianluca Di Marzio raporton për një marrëveshje që është afër përfundimit mes dy klubeve, pasi Tonali e bëri të qartë se preferenca e tij ishte ‘San Siro’, përcjell lajmi.net.

Pavarësisht se u rrit si një tifoz i Milanit, 20 vjeçari po preferon skuadrën e Contes, pjesë e të cilës janë edhe mesfushorët e Italisë, Stefano Sensi dhe Nicolo Barella.

Tonali ka shënuar një gol dhe ka asistuar pesë herë në 23 ndeshje në sezonin debutues në Serie A.

Juventus, Manchester United, Arsenal, Fiorentina, Barcelona, Napoli dhe PSG, ishin gjithashtu të interesuar për talentin italian.

Presidenti i Brescias, Massimo Cellino kishte thënë se dëshiron 50 milionë euro për shërbimet e Tonalit, por kriza e shkaktuar nga COVID-19, ka ndikuar në vlerat e transferimeve./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close