Bayerni ofron 40 milionë për Sanen

Sky Deutschland raporton se Bayern Munich vazhdon të insistojë në transferimin e Sane, dhe për këtë ka vendosur të rifillojë bisedimet me anglezët.

Arritja e një marrëveshje në këto momente duket të jetë shumë e vështirë, me Bayern Munich që janë të gatshëm të ofrojnë vetëm 40 milionë euro, ndërsa Manchester City po kërkon 70 milionë.

Lojtari ka qenë afër transferimit te Bayern Munich edhe verën e kaluar, por një lëndim i pësuar, ndryshoi rrjedhën në tregun e transferimeve.

Për Sanen, Bundesliga është një ligë e njohur, pasi pikërisht nga Schalke ishte transferuar te Manchester City në vitin 2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close