Poll Pogba befason të gjithë për lojtarin më të mirë të gjeneratës

Karriera e Pol Pogbas ka qenë plotë ulje dhe ngritje, por ish-mesfushori i Man. Junajtedit ka përmendur njërin prej bashkëlojtarëve të tij i cili dështoi ta përmbushë potencialin e tij të plotë. Pasi kaloi vitet e tij të para të karrierës në Francë, Pogba iu bashkua akademisë së Junajtedit në vitin 2009. Tri vite më vonë, ai u transferua tek Juventusi si lojtarë i lirë, para se të rikthehej në ‘Old Trafford’ në vitin 2016 për 90 milionë euro.

Pogba dështoi që të ushtrojë një ndikim tek ‘Djajtë e Kuq’, duke u rikthyer kështu sërish tek Juventusi në vitin 2022 sërish si lojtarë i lirë. Në shkurt të këtij viti, ai u shpall fajtor për thyerjen e rregullave anti-doping dhe momentalisht po vuan dënimin deri në mars të vitit 2025.

Duke reflektuar mbi suspendimin e tij dhe duke rikthyer kujtimet e karrierës së tij deri më tani, Pogba u pyet për të emëruar lojtarin nga gjenerata e tij i cili dështoi që të përmbushë potencialin e tij. Pogba e zgjodhi ish-kolegun e tij tek Man. Junajted, Ravel Morrsion, duke dhënë lëvdata për ish-talentin e ‘Djajve të Kuq.

“Më lejoni të iu them ju, Ravel është lojtari më i mirë i gjeneratës sime që unë kam parë, nuk kam asnjë dyshim. Unë kam parë gjëra që Nejmar ka bërë tek Santosi, Ravel i bënte ato gjithashtu”, ka thënë Pogba.

Morrison ishte një produkt i Akademisë së Junajtedit dhe njëri prej lojtarëve më të mirë që dolën nga ai sistem, por gjërat nuk funksionuan asnjëherë ashtu siç duhet për të dhe eventualisht ai u shit tek Uest Hemi. Momentalisht, Morrison po luan tek “Precision FC” në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close