Gazeta e së dielës, publikoi të hënën informacionin, sipas të cilit, Boubacar Camara, një mik i fëmijërisë së Paul Pogba, në kuadër të hetimeve për rrëmbimin e francezit në natën e 19-20 marsit 2022, ka treguar se kampioni i botës kishte menduar të largohej nga futbolli.

JDD tregon se Boubacar Camara u kishte shpjeguar hetuesve të zyrës qendrore për luftën kundër krimit të organizuar (OCLCO) këto konfidenca i kishte mbledhur një ditë pas rrëmbimit. Ai tha se ndante një dhomë hoteli me Paul Pogba.
Mesfushori ia kishte zbuluar atij këtë rast rrëmbimin, që kishte ndodhur në një apartament në Montevrain (Seine-et-Marne), ku persona me kapuç i kishin kërkuar atij të paguante 13 milion € për “mbrojtjen” e tyre që nga debutimi i tij në futboll. Boubacar Camara kishte përshkruar një Pogba të përlotur, duke i thënë atij: “Nuk dua më të luaj futboll, dua të zhdukem!”
JDD saktëson se Boubacar Camara i kishte përsëritur këto deklarata gjatë aktakuzës së tij për “zhvatje në një bandë të organizuar me armë”, më 17 shtator 2022, duke pretenduar se ai është i pafajshëm në rastin e rrëmbimit.

